Showbiz


Veshjet luksoze në Nju-Jork në Met Gala 2021

Postuar nga admin

14th September 2021



Met Gala, një nga ngjarjet më të mëdha të modës, ka shtruar tapetin e kuq në Nju-Jork për disa nga të famshmit më të njohur të planetit.

E mbajtur për të mbledhur fonde për Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit, Gala kthehet pasi u vonua vitin e kaluar për shkak të pandemisë.

Dhe megjithëse të ftuarit e tij të famshëm duhet të ndjekin rregullat e Covid-19, përfshirë mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura, kjo nuk i ka ndaluar shumë që të shfrenojnë fantazinë me veshjet e tyre.

Tema e kostumeve të këtij viti është “Në Amerikë: Një leksik i modës” dhe pamjet u frymëzuan nga gjithçka, nga ekskluziviteti i filmit Matrix te Statuja e Lirisë.

Eventi po organizohet nga ylli i popit Billie Eilish, tenistja Naomi Osaka, aktori Timothée Chalamet dhe poetja Amanda Gorman.