Lajme


Vdes Katherine Johnson, matematikania e famshme e NASA-s

Postuar nga Isida Muco

25th February 2020



Matematikania pioniere e NASA-s, Katherine Johnson, vdiq dje në moshën 101-vjeçare, njoftoi agjencia hapësinore amerikane.

“Familja e NASA-s nuk do e harrojë kurrë guximin e Katherine Johnson-it dhe momentet e rëndësishme historike që nuk mund t’i kishim arritur pa të”, shkruajti në Twitter administratori i NASA-s, Jim Bridenstine.

“Ajo ishte një heroinë amerikane dhe trashëgimia prej pioniereje në këtë fushë nuk do të harrohet kurrë,” shtoi ai.

Johnson ishte pjesë e një grupi të vogël të matematikanëve afro-amerikanë, llogaritjet e të cilave ndihmuan në fuqizimin e suksesshëm të misioneve të para të NASA-s në hapësirë, në një kohë kur agjencia ishte e përçarë.

Arritjet e tyre në agjenci ishin kryesisht të panjohura, derisa filmi i hollivudian i vitit 2016, “Figura të fshehura”, i solli në vëmendjen e publikut.

“Janë njerëzit si ajo, ata që i hapën rrugën njerëzve si unë të bëhen astronautë”, deklaroi astronautia amerikane Jeanette Epps, për Johnson dhe matematikanet e tjera.

Në 2015, presidenti Barack Obama, i dha Johnson çmimin më të lartë civil, Medaljen Presidenciale të Lirisë, për kontributin e saj në udhëtimin amerikan në hapësirë.

“Pas një jete për të arritur për yjet, sot, Katherine Johnson shkoi në mesin e tyre”, shkruajti Obama në Twitter.

“Ajo kaloi dekada si një figurë e fshehur, duke kaluar pengesat prapa skenave. Por deri në fund të jetës së saj, ajo u bë heroinë për miliona, përfshirë Michelle dhe mua”, shtoi ai.