Lajme


Vaksina e Oxford prodhon përgjigje imune tek personat mbi 56 vjeç .

Postuar nga admin

19th November 2020



Një vaksinë e mundshme COVID-19 e zhvilluar nga kompania AstraZeneca dhe Universiteti i Oxfordit në Britani prodhoi një përgjigje të fortë imune tek të rriturit më të moshuar, duke dhënë shpresë se mund të mbrojë disa nga ata që janë më të rrezikuar nga sëmundja.

Të dhënat nga provat e fazës mesatare të botuara në revistën mjekësore Lancet sugjerojnë që personat e moshës mbi 56 vjeç, të cilët janë në rrezik më të lartë të sëmundjes dhe vdekjes nga COVID-19, mund të krijojnë imunitet të fortë ndaj virusit.

Provat e fazës së tretë janë duke vijuar për të konfirmuar zbulimet, thanë studiuesit dhe për të provuar nëse vaksina mbron nga infeksioni SARS-CoV-2 një gamë më të gjerë njerëzish.

“Të dhënat e para të efikasitetit mund të bëhen me dije në javët e ardhshme”, thuhet në raportin e Lancet. Vaksina e Oxford-AstraZeneca, e quajtur AZD1222 ka qenë ndër kandidatët kryesorë në përpjekjet globale për tu mbrojtur kundër SARS-CoV-2.
Por prodhuesit rivalë të ilaçeve Pfizer Inc, BioNTech dhe Moderna Inc në ditë e fundit kanë bërë me dije se provat e tyre të vaksinave kanë treguar më shumë se 90% efikasitet duke shtuar shpresat se pandemia është drejt fundit.

Ndryshe nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna, që përdorin teknologji të re të njohur si “Messenger” (mARN), metoda eksperimentale AstraZeneca është vaksinë vektoriale virale e cila përdor një version te dobësuar te një virusi të zakonshëm të ftohjes që gjendet tek shimpanzetë.

Provat e fazës së dytë të raportuara në Lancet përfshnë një total prej 560 vullnetarësh të shëndetshëm, 160 të moshës 18-55 vjeç, 160 të moshës 56-69 vjeç dhe 240 mbi 70 vjeç. Vullnetarët morën dy doza të vaksinës dhe nuk u raportuan efekte anësore serioze në lidhje me vaksinën AZD1222 .

AstraZeneca ka nënshkruar disa marrëveshje furnizimi dhe prodhimi me kompani dhe qeveri në të gjithë botën.