Interesante


Tashmë stjuardesat do të jenë me atlete sportive. Kompania ajrore i ndërron stafit uniformën tradicionale

Postuar nga admin

13th October 2021



Linja ajrore ukrainase Sky Up Airlines ka vendosur që të ndryshojë uniformën tradicionale të stjuardesave. Tashmë ato nuk do të veshin më takat, fundet apo këshishat.

Uniforma e re e stjuardesave përbëhet nga atlete të bardha, kostum portokalli dhe një shall të mëndafshtë, këto dy të fundit janë të markave ukrainase.

Stjuardesat ishin ankuar që më përpara që veshja e tyre nuk ishte komode, sepse ato qëndroninkëmbë gjatë gjithë kohës së një fluturimi.

Madje, sipas stjuardesave, në rast se do të zbrisninnjë zone me ujë, apo do iu duhej të evakuonin njerëzit, takat dhe fundi do t’i pengonin.

Kompania tha se kishte bërë disa kërkime për historikun e veshjes së stjuardesave dhe kishin vendosur t’i shkelnin elementët tradicionalë të veshjes së një stjuardese.

Kompania ka deklaruar se “kjo është një lloj pune që kërkon trajnim fizik dhe stafi mban përgjegjësi për sigurinë e udhëtarëve, ndaj uniforma e tyre duhet të jetë e rehatshme”.