Lifestyle


Studimi i fundit zbuloi se qentë mund ta dallojnë një gënjeshtar

Postuar nga admin

15th September 2021



Ka pasur studime vazhdimisht që tregojnë se të kesh një qen, jo vetëm që të bën më të shëndetshëm dhe më të lumtur, por gjithashtu të bën një person më të mirë. Nga rritja e imunitetit, tek mësimi i fëmijëve se si të përballojnë humbjen dhe ka akoma.

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se qeni kupton edhe gënjeshtrat që bëhen me vetëdije.

Besohet në fakt se në qeniet njerëzore nuk jemi shumë të zotët të zbulojmë kur dikush na gënjen. Jo se nuk e kemi aftësinë, por shpesh i ndrydhim instinktet tona. Kurse qentë nuk e bëjnë këtë.

Studiuesit në Universitetin e Vjenës u përpoqën ta zbulonin. Dhe për ta bërë këtë studiuan 260 raca të ndryshme qensh.

Studimi u krye përmes një truku me 2 tasa, ku njëri mbahej bosh dhe tjetri përmbante një ushqim të fshehur. Së pari, qentë u stërvitën të ndiqnin udhëzimet e një personi, në zgjedhjen se cili nga 2 tasat përmbante ëmbëlsirën e fshehur. Kur qentë e gjenin, e hanin, dhe ky ishte shpërblimi.

Pastaj erdhi truku. Qentë shikonin se si një person tjetër do të ndryshonte ëmbëlsirën nga një tas në tjetrin. Ai i tregonte tasin e gabuar, që gjoja aty gjendej ëmbëlsira. Qentë e shpërfillën personin që i gënjente.

Çuditërisht, kur rolet e manipuluesve ndryshonin qentë arrinin të dallonin atë që i gënjente dhe vazhdonin ta injoronin.

Qentë besojnë më pak se shimpazetë dhe se fëmijët. Eksperimente të ngjashme ishin kryer edhe me fëmijët deri në 5 vjeç dhe me shimpazetë. Përfundimisht, qentë e dallonin më mirë gënjeshtarin.

Kështu që mos u habit nëse i leh dikujt që ti takon. Mbase nuk po i pëlqen.