Lajme


Situatë e qëndrueshme, 51 raste të reja me Covid

Postuar nga admin

4th May 2021



Vijojnë të jenë të qëndrueshme shifrat e rasteve të reja me Covid të konfirmuara në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit nga 1995 testime kanë rezultuar pozitivë me Covid 51 raste të reja dhe kanë humbur jetën 3 persona.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Fier, Elbasan, nga 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Kavajë, Përmet, Selenicë, Skrapar, Këlcyrë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 62-77 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Ndër të tjera mësohet se gjatë orëve të fundit betejën me këtë sëmundje e kanë fituar 834 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 112,626 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë në spital aktualisht po trajtohen 116 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.