Lajme


Situata në spitalet COVID/ 7 pacientë të intubuar dhe 18 në terapi intensive.

Postuar nga Isida Muco

30th July 2020



Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë numri i rastve të reja në krahasim me ditët e fundit ka një trend ulje, ndërkohë numri i të shtruarve në spitalet Covid vijon të jetë i lartë.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik aktualisht në dy spitalet e dedikuara Covid po marrin trajtim mjekësor 124 pacientë.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar”.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 92 raste pozitive duke e çuar në 5197 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, ndërkohë deri më tani kanë humbur jetën 154 persona.