Lajme


Shtyhet fillimi i vitit të ri akademik, Ministrja Kushi: Mësimi do të nisë më 18 tetor

Postuar nga admin

6th October 2021



Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka lajmëruar të mërkurën se viti akademik për studentët do të fillojë më 18 tetor.

Nga data 11 deri më 17 tetor ministria e Arsimit deklaroi se do të kryhet vaksinimi masiv i studentëve.

Kushi shkroi në faqen e saj zyrtare në Facebook se i gjithë procesi do të realizohet për të mbrojtur shëndetin e studentëve në auditorë.

“E që kjo javë të jetë sa më produktive, me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, viti i ri akademik do të fillojë zyrtarisht në datën 18 tetor, me qëllim që nga data 11-17 tetor të gjithë së bashku të jemi të fokusuar vetëm në procesin e vaksinimit të studentëve,” – tha ministrja e Arsimit.

Ajo bëri thirrje që studentët të paraqiten në hapësirat e vëna në dispozicion dhe të përfitojnë nga kjo mundësi e re për t’u injektuar me dozat e vaksinës anti-COVID.