Showbiz


Sendet personale të Amy Winehouse në ankand

Postuar nga admin

13th October 2021



Prindërit e këngëtares Amy Winehouse kanë nxjerrë në ankand 800 sende personale dhe profesionale të këngëtares e cila u nda nga jeta pak vite më parë për shkak të mbidozës. Drejtori ekzekutiv i Ankandeve  Julien, ka punuar me familjen për 2 vitet e fundit për të kuruar shitjen.

“Familja më në fund u pajtua me faktin për të dhënë sendet e Amy. Ishte një përvojë shumë emocionale për prindërit që të hiqnin dorë nga pasuritë e vajzës së tyre. Por ata e dinë që këto sende do të shkonin për fansat dhe koleksionistët, muzetë dhe investitorët në të gjithë botën që do të vazhdojnë t’i vlerësojnë, t’i shijojnë, t’i shfaqin”, tha Martin Nolan, drejtori ekzekutiv i Ankandeve  ‘Julien’.

Amy' a devastatingly sad look at the life of Amy Winehouse - The Boston  Globe

Pjesë e ankandit është edhe fustani që këngëtarja veshi gjatë shfaqjes së saj të fundit publike në 2011 në Beograd dhe vlerësohet 15.000 deri në 20.000 dollarë. Shumica e sendeve të tjera arrijnë në shifra midis 2.000-4.000 dollarë. Familja donte të sigurohej që të gjithë ata që donin diçka të  kishin një mundësi për të blerë duke ofruar edhe sende që kushtojnë 50-100 dollarë.

Amy Winehouse died of alcohol poisoning, second inquest confirms | Amy  Winehouse | The Guardian

Një pjesë e të ardhurave do të shkojnë për të financuar Fondacionin ‘Amy Winehouse’, i cili punon “për të frymëzuar fëmijët dhe të rinjtë për të ndërtuar vetëvlerësimin dhe elasticitetin e tyre, në mënyrë që të ecin përpara”. Ankandi dyditor i cili do të zhvillohet në ‘Beverly Hills’, më 6 dhe 7 nëntor, do të jetë edhe online. Artistja Amy Winehouse, e cila publikoi dy albume, vdiq në korrik 2011 në moshën 27- vjeçare. Me zërin e saj të veçantë, në pak kohë Amy u shndërrua në një ikonë të muzikës xhaz, por edhe të stilit të saj unik. ‘Rehab’ dhe ‘Back to black’, pa dyshim janë këngë të cilat nuk do të vdesin kurrë.