Interesante


Roli i Kate Middleton në riformimin e monarkisë pas Megxit. A do të jetë mbretëresha e ardhshme

Postuar nga admin

4th May 2021



Kate Middleton po luan një rol të madh në riformimin e monarkisë pas Megxit, pretendon një ekspert mbretëror. Burimet kanë zbuluar se si Dukesha e Kembrixhit është rifokusuar në maksimum që kur Princi Harry dhe Meghan Markle njoftuan planet për t’u larguar nga jeta në Familjen Mbretërore.

Historiania dhe autorja Sarah Gristwood tha: “Ajo duket si personi që do të duhet të luajë një rol të madh në rindërtimin e vazhdueshëm të monarkisë.” Burime të tjera pranë pallatit mbretëror janë shprehur se “Dukesha është shumë komode në rolin e saj mbretëror dhe familjar. Ajo është një mama shumë praktike.”

Situata familjare mes anëtarëve mbretëror është e tensionuar pas intervistës së Princ Harry-t dhe Meghan Markle, të cilët pretenduan se djalit të tyre Archie nuk iu dha titulli i princit për shkak të racës. Princ Charles, trashëgimtari i Mbretëreshës është ende i inatosur me të birin dhe mendon se Harry nuk e meriton privilegjin e të qenit mbretëror.