Lajme


Rita Ora uron Presidenten e re të Kosovës

Postuar nga admin

5th April 2021



Figura të njohura të estradës kanë reaguar pasi Vjosa Osmani u zgjodh në krye të shtetit të Kosovës. Mes tyre nuk kishte si të mos mungonte dhe një reagim nga ana e Rita Orës, e cila ka uruar Osmanin me një fotografi në Instastory.

“Urime Vjosa Osmanit, Presidentja e re e Kosovës”, ka shkruar Rita përkrah fotos së Vjoës, Kujtojmë që gjithashtu dhe Gashi reagoi mbrëmjen e djeshme për zgjedhjen e presidentes së re, duke thënë se ndihej krenar për të.

“Vjosa Osmani përgëzime, shumë krenar me ty”. Dhe Era Istrefi gjithashtu është shprehur se “E ardhmja do të jetë e ndritur. Urime për Kosovën. Nuk mund të jem më krenare”. Kujtojmë që Vjosa është gruaja e dytë që mori drejtimin e shtetit, pas Atifete Jahjagës.