Lajme


Rikthehen kinematë në të gjithë vendin/ Shfuqizohet kufizimi

Postuar nga Isida Muco

15th October 2020



Kinematë në të gjithë vendin do të lejohen të rinisin aktivitetin duke nisur nga data 16 tetor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shfuqizuar vendimin e marrë në urdhrin e datës 29 maj të këtij viti, “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”.

Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi i cili lejon hapjen e kinemave pas mbylljes që prej muajit mars.

Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, aktiviteti i kinemave duhet të ofrohet në përputhje me protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.