play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Pse kopertina që pritej të promovonte modelet me ngjyrë, duket se ka bërë të kundërtën?

today26/01/2022

Background
share close

Kopertina e muajit shkurt e revistës së modës “Vogue”, ku pozojnë një grup modelesh me ngjyrë, ka ngjallur mjaft polemika. Sipas kryeredaktorit ganez të “British Vogue”, Edward Enninful, imazhet synojnë të nxjerrin në pah rritjen dhe ecurinë e modeleve afrikane, të cilat i japin formë industrisë. Por, nga ana tjetër, ky imazh ngre shumë pikëpyetje rreth ekzekutimit të kësaj kopertine të rëndësishme.

“Pse modelet e përshkruara në një tablo të errët, ndriçimi aq i errët deri në pikën sa janë pothuajse të padallueshme në një kopertinë që synon të ngrejë lart figurën e tyre? Pse ishin të veshura të gjitha me të zeza, duke krijuar idenë e një funerali dhe një pamjeje pothuajse të çuditshme, të botës tjetër?” Një element tjetër i kritikuar ka qenë fakti se gjatë pozimit, modelet mbajnë parukë.

British Vogue hails new era with nine African models on cover | Vogue | The  Guardian

“Shumë nga këto modele normalisht i mbajnë flokët e tyre natyralë dhe do të ishte bukur që kjo të reflektohej edhe në një kopertinë që promovon freskinë e bukurisë afrikane”. Për më tepër, ngjyra e lëkurës së modeleve dukej se ishte disa nuanca më e errët se toni i lëkurës së tyre normale. Fotografitë janë realizuar nga fotografi afro-brazilian, Rafael Pavarotti.

Imazhet e publikuara në revista të shumta me shkëlqim gjatë viteve janë në përputhje me stilin e tij vizual të paraqitjes së lëkurës me ngjyrë në një mënyrë ultra të errët.

This is one of the worst Vogue covers EVER': Issue featuring nine black  women is slammed by fans | Daily Mail Online

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *