Lajme


Presidenti Meta njeh 25 prillin

Postuar nga admin

27th April 2021



Presidenti Ilir Meta i ka njohur zgjedhjet e 25 prillit.

Në një deklaratë për mediat, kreu i shtetit tha se ndonëse 25 prilli dukej një sfidë e pamundur, është i lumtur që ky proces zgjedhor mund t’i shërbejë demokracisë dhe stabilitetit të vendit.

Sipas tij, tani është koha për të përmbyllur me qetësi dhe në respekt të ligjit procesin zgjedhor.

Ai theksoi se të gjithë të reflektojnë deri në shtator, kur të krijohen institucionet e reja, që burojnë nga vota e 25 prillit

“Sfida ime madhore, sidomos këto dy vitet e fundit, ka qenë që Sovrani të shprehë i lirë vullnetin e tij dhe që Shqipëria të rikthehet në shinat e Kushtetutës, të parlamentarizmit dhe në normalitet politik. Edhe pse i vetëm përballë të gjithë institucioneve të kapura, ja arrita, që 25 Prilli të ishte një ditë e qetë, paqësore, pa skena dhune dhe me pjesëmarrjen tuaj masive për të ushtruar të drejtën e votës”, u shpreh më tej presidenti.