Lajme


Prag 8 Marsi: Vëllai rreh motrën, burri – gruan, një tjetër të shoqen dhe vajzën

Postuar nga Isida Muco

3rd March 2020



Policia ka parandaluar tre raste të dhunës në familje gjatë orëve të fundit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë bënë arrestimin në flagrancë të 59-vjeçarit të identifikuar me inicialet S. V., banues në Tiranë.

Ai shembi gardhin rrethues të banesës së motrës së tij në Farkë të Madhe, në Rrugën e Agallarëve, dhe më pas ushtroi dhunë fizike ndaj saj.

Ajo bëri një padi për mbrojtjen e menjëhershme, e cila iu plotësua.

Rasti i dytë është një 59-vjeçar i identifikuar me inicialet I.L. Ai ishte në gjendje të dehur kur ushtroi dhunë ndaj vajzës së tij në banesën në Yzberisht.

Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë u bë edhe arrestimi i 57-vjeçarit R.M. Arrestimi i tij u bë në banesë pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur së tyre, të cilave iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.