Lajme


Pacientja e dyshuar me koronavirus përfundon në spital, si dolën rezultatet e testit

Postuar nga Isida Muco

29th January 2020



Një studente që ka ardhur nga Kina është dërguar në infektiv ku po i bëhet trajtim mjekësor.

U dyshua se mund të ishte me koronavirus, por jo. Burime pranë spitalit QSUT thonë se i janë bërë testet për virusin vdekjeprurës dhe kanë rezultuar negative.

Ajo ka grip të thjeshtë dhe do të dalë shumë shpejt nga spitali.

Edhe mjekët thonë se nuk ka vend për alarm pasi nuk është e prekur nga koronavirusi që po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.