play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Omicron bëhet variant dominues i COVID edhe në Greqi

today07/01/2022

Background
share close

Greqia regjistroi 35,580 raste të reja me koronavirus brenda ditës, më 30 dhjetor, derisa varianti Omicron i koronavirusit u bë varianti dominues edhe në këtë shtet. Më shumë se 60% e rasteve të reja me koronavirus në Greqi ndërlidhen me variantin e ri.

Ishte dita e tretë me radhë që Greqia regjistroi rekord të rasteve të reja derisa numri i të infektuarve u trefishua që nga fillimi i javës.

“Si duket vala e Omicronit është shumë e fuqishme”, tha zëvendësministrja e Shëndetësisë së Greqisë, Mina Gaga gjatë një konference për media.

Ndërkohë në vend janë prezantuar masat e reja kundër përhapjes së pandemisë ndonëse diçka e këtillë planifikohej për muajin janar.

Nga 30 dhjetori lokalet, klubet e natës dhe restorantet do të mbyllën në mesnatë por deri në orën 2 pas mesnatës mund të punojnë vetëm në natën e Vitit të Ri.

Shteti me 11 milionë banorë regjistroi 1,170,293 raste me koronavurs që nga shkurti i 2020-s kur u shënua rasti i parë dhe 20,708 raste të vdekjes.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *