Lajme


OBSH: “Po shtohen rastet pozitive mes të rinjve, kujdes nuk janë të pamposhtshëm nga COVID-19”.

Postuar nga Isida Muco

31st July 2020



Të rinjtë “nuk janë të pamposhtshëm” theksoi Organizata Botërore e Shëndetësisë, teksa ka paralajmëruar se ka gjithmonë edhe më shumë  prova se pacientët që e kanë kaluar COVID-19 me simptoma të lehta mund të kenë pasoja shëndetësore afatgjata.  “Të rinjtë rrezikojnë gjithashtu të infektohen, të vdesin dhe të transmetojnë virusin tek të tjerët”, shton OBSH. Lajmi vjen pasi Dr Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH për Europën, qe thote se po shtohen rastet pozitive mes moshave të reja.

“Pse të ndërmerret një rrezik i tillë”

OBSH theksoi se edhe simptomat e lehta prej COVID-19 mund të rezultojnë në komplikacione shëndetësore afatgjata.

Dr Maria van Kerkhove, drejtuesja teknike e COVID-19 në OBSH, përmendi mbilodhje, mungesë frymëmarrje dhe vështirësi në kthimin e aktiviteteve normale, si disa prej efekteve afatgjata të personave që kanë kaluar virusin me simptoma të lehta.

Drejtori ekzekutiv i programit të emergjencave shëndetësore Michael Ryan gjithashtu përmendi disa prova për ndryshime të tej zgjatura inflamatore në sistem kardiovaskular të pacientëve.

Ai shtoi se janë ende të paktë njohuritë mbi implikimet afatgjata të virusit.

“Pse të ndërmerret një rrezik i tillë?” tha Dr Ryan.