Lajme


Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri shkon në 12

Postuar nga Isida Muco

11th March 2020



Ministria e Shëndetësisë konfirmon zyrtarisht rritjen e numrit të të prekurve me koronavirus, ku gjatë orëve të fundit janë shtuar dy raste të reja.

Në konferencën për mediat lidhur me situatën prej koronavirusit në vend, zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Racakolli konfirmoi se numri i të prekurve ka shkuar në 12.

Ajo deklaroi se në total janë testuar 157 njerëz të dyshuar, nga këta 9 me kontakte me pacientin e parë dhe tre raste të tjera më vete.

“Janë kryer 43 testime të reja, kanë rezultuar pozitive vetëm 2 raste. Njëri prej tyre është i lidhur me rastin e parë, tjetri një i moshuar në Lushnje që ka udhëtuar nga Bergamo. Të dyja rastet janë në vetë izolim dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. 157 njerëz të dyshuar në total, 12 janë pozitiv. Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, 3 janë të shtruar në Infektin në gjendje stabël, një në Durrës dhe 7 janë në vetëizolim, pa shenja klinike”, deklaroi Rakacolli.

Ajo shtoi se po vijon gjurmimi i rasteve të tjera.