Lajme


“Noma”, restoranti i kuzhinjerit shqiptar zgjidhet më i miri në botë

Postuar nga admin

6th October 2021



Kopenhagen është tashmë “kryeqyteti i kuzhinës’  pasi një nga restorantet e saj është zgjedhur më i miri në botë. Por ajo që e bën të veçantë përzgjedhjen e  “Noma” si restoranti më i mirë në botë është se fakti se pronari dhe kuzhinieri është një shqiptaro-danez.

Në garë ishin 50 restorante të ndryshme, të cilat janë cilësuar si më të mirat në botë dhe “Noma” kryesoi listën.  Lajmin e ka bërë me dije faqja “The World’s 50 Best” (50 më të mirët në botë), përmes rrjetit social Twittter.

Noma ka qenë pjesë e restoranteve më të mira në botë për rreth 10 vite.

“Pak më shumë se një vit më parë mendova se gjithçka do të  merret fund. Si do t’ia dilnim gjatë gjithë kësaj periudhe, “tha Rene Redzepi( Rexhepi), duke iu referuar pandemisë Covid-19.

Por ia doli, duke fituar çmimin e më të mirëve në botë.

https://www.instagram.com/p/CUp4-g2F83w/