Interesante


Njihuni me qytetin që strehon më shumë miliarderë në botë

Postuar nga admin

8th April 2021



Pekini është shtëpia me  më shumë miliarderë se çdo qytet tjetër në botë, sipas listës së fundit vjetore të te pasurve të Forbes.

Kryeqyteti kinez shtoi 33 miliarderë vitin e kaluar dhe tani pret 100 të tjerë, tha revista e biznesit. Pekini kalon kështu Nju-Jorkun, i cili pret 99 miliarderë dhe ka mbajtur “fronin” për shtatë vitet e fundit.

Rikuperimi i shpejtë i Kinës nga Covid-19, rritja e firmave të saj të teknologjisë dhe tregjeve të aksioneve e ndihmuan atë të fitonte vendin e parë.

Edhe pse Pekini tani ka më shumë miliarderë, vlera e kombinuar neto e miliarderëve të Nju-Jorkut mbeti 80 miliardë dollarë, më e madhe se ajo e homologëve të tyre në Pekin.

Banori më i pasur i Pekinit ishte Zhang Yiming, themeluesi i aplikacionit TikTok dhe shefi ekzekutiv i firmës së tij mëmë ByteDance.

Ndërsa banori më i pasur i Nju-Jorkut është Michael Bloomberg, me një pasuri me vlerë 59 miliardë dollarë.