Lajme


Një nga dy pacientët e intubuar, mjek në QSUT

Postuar nga Isida Muco

29th June 2020



Një nga dy pacientët të cilët ndodhen të shtruar në spitalin Infektiv, në gjendje kritike në intubim, është mjek.

Mësohet se bëhet fjalë për një mjek i cili punonte në repartin e Hematologjisë në QSUT, i cili pak ditë pas shtrimit në Infektiv, pasi doli pozitiv me Covid-19, ndodhet në gjendje të rëndë.

Mjeku i moshës 57-vjeçare mban inicialet A.P., dhe po mbahet në trajtim intensiv.

Krahas tij në intubim ndodhet edhe një pacient tjetër, i cili gjithashtu ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë në terapi intensive, ndodhen 112 pacient të tjerë.

Në raportin e orëve të fundit u konfirmuan 64 raste të reja, ndërsa në vendin tonë aktualisht janë 970 persona aktivë me Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 358; Durrës 198; Shkodër 155; Vlorë 100; Fier 47; Lezhë 39; Korçë 28; Kukës 18; Elbasan 13; Gjirokastër 7; Berat 6 dhe Dibër 1.