Lajme


Një cigare marijuanë dhuratë, nëse vaksinohesh kundër Covid

Postuar nga admin

9th June 2021



Si pasojë e rënies së numrit të personave që vaksinohen kundër Covid 19, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çdo ditë po shpiken mënyra të reja për të nxitur njerëzit të vaksinohen. Uashington ka vendosur të shpërblejë me një cigare marijuanë të gjithë të rriturit mbi 21 vjeç të cilët vaksinohen.

Në Uashington,  konsumimi i marijuanës është i ligjshëm që nga viti 2012. Propozimi është mbështetur prej muajsh nga grupe aktivistësh dhe më në fund është bërë zyrtar. Në Arizona ofrohen gjithashtu produkte marijuane, në New Jersey çmimi është një birrë, ndërsa në shtetin e New York dhe Ohajo jepen bursa studimi.

Në disa shtete si Kalifornia jepen bileta llotarie. Të gjitha këto strategji mbështeten nga qeveria e Biden, duke shpjeguar se do të përdoret çdo mjet që mund t’i japë fund pandemisë.