Lajme


Nisi sot seanca e parë plenare në Kuvendin e Shqipërisë, betohen 140 deputetët.

Postuar nga admin

10th September 2021



140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë betuar ditën e sotme nga ulëset e tyre për marrjen e mandatit në legjislaturën e 10.

Seanca është drejtuar nga Luljeta Bozo, si deputetja më e vjetër e këtij Kuvendi.

Ajo thiri një e nga një emrat e deputetëve të mandatuar nga zgjedhjet e 25 prillit.

Në seancë ishte i pranishëm edhe ish-kryeministri Sali Berisha i përjashtuar një natë më parë nga grupi parlamentar demokrat, pas vendimit të Lulzim Bashës.

Menjëherë pas betimit ai është larguar nga Kuvendi i vetëm, pa pritur procedurën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.