Lajme


Nis vaksinimi në Shqipëri, kryeministri Rama merr vaksinën para kamerave.

Postuar nga admin

11th January 2021



Ka nisur sot vaksinimi kundër koronavirusit në vend. Kryeministri Edi Rama ashtu sikurse lajmëroi ka marrë sot vaksinën para kamerave, pas shefes së Infektivit Najada Çomo.

Fillimisht Rama ka plotësuar formularin sipas procedurës. Pas kësaj kreu i qeverisë mori vaksinën. Pas kryeministrit u vaksinua mjeku infeksionit Pëllumb Pipero.

Të parët që do marrin prodhimin e Pfizer/BioNTech janë mjekët, më pas të moshuarit.

Kryeministri Edi Rama tha pak më parë, se janë 975 doza vaksinat e para që kanë mbërritur në vendin tonë, nga një vend i BE-së.

Vaksina në Shqipëri është falas dhe jo e detyrueshme, teksa momentalisht qendra e parë e vaksinimit është hapur në stadiumin “Air Albania’’.