Lajme


Nga korriku 150 vatra, si zjarret po shkrumbojnë pyjet tona.

Postuar nga Isida Muco

16th September 2020



Prej ditës së shtunë një vatër zjarri po shkrumbon bimësinë në zonën e malit të Dajtit pranë fshatit Priskë.

Për shkak të terrenit të vështirë punonjësit e zjarrfikësve po punojnë më mjete rrethanore.

Mosmirëmbajtja e rrugëve të emergjencës në terrenet malore nga pushtetet vendore, vështirëson edhe më tepër ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Me ndërhyrje nga ajri, zjarri mund të ishte fikur, por drejtori i Shërbimit Zjarrfikës pohon se se si merret vendimi, kur nevoja për ndërhyrje është në shumë vatra, duke theksuar se me urdher kjo lloj nderhyrje eshte vendosur sipas Emergjencave Civile per ne zonat me ne rrezik.

Që prej muajit korrik vetëm në Tiranë janë regjistruar 150 vatra zjarri, shumica e të cilave të vendosura qëllimisht nga banorët e zonave për hapjen e kullotave të reja