Showbiz


“Në shkurt, gati balada”! Karriera, Tarifa falënderuese ndaj ish bashkëshortit

Postuar nga admin

14th January 2021



Eneda Tarifa është këngëtarja e dashur për të gjithë, e cila natën e ndërrimit të viteve, solli diçka të re për fansat e saj. Ajo publikoi prurjen muzikore me titull “Dashuri Siberiane” pak orë para se të kalonim në vitin 2021, çfarë nuk kishte të bënte realisht me një dashuri të “ftohtë” ne kufijtë aziatik të Rusisë, por me një “ngrohtësi” që niste që me veshjen në klip me stil të viteve 30’, poezinë e shkëlqyer dhe muziken e arrirë. Për të gjitha këto, ajo ishte sot e ftuar në “Klubin e mëngjesit”, duke na rrëfyer shumë më shumë…

Kënga vjen me tekst nga Drita Çomo dhe prodhuar nga Shpëtim Saraçi, ndërsa për muzikën u përkujdes Edmond Rrapi. Ajo u ndal te poezia e Çomos, për të cilën kujtoi se u nda nga jeta në një moshë fare të re pas një kalvari vuajtjesh,  ndërsa la një pasuri të jashtëzakonshme poetike, cfarë e bëri këngën “Dashuri Siberiane” edhe me të ndjerë. Nëna e Çomos, ka qenë Liri Belishova një nga udhëheqëset e rinisë gjatë Luftës Antifashiste e cila u internua në Kuç afer Vlorës, pastaj në Progonat dhe ne fund ne Cërrik bashkë me Dritën, e cila ishte vetëm 2 vjeçare, dhe babai Maqo Çomo më vonë ministër i Bujqësisë, u burgos me 30 vite burg. Në Cerrik, Drita mbaroi shkollën e mesme, por për shkak të kancerit progresiv ajo nuk e dha provimin e maturës. Në moshën 23 vjeçare, ajo u nda nga jeta në një spital në Tiranë.

Eneda foli me shumë dashuri për të gjithë komponentët me të cilët u realizua kënga, përfshirë të gjithë ata që kontribuan në këtë projekt fantastik. Ndër të tjera, ajo u pyet për bashkëpunime që mbase si kanë “ngjitur aq”, për të cilat tregoi se ka patur raste kur një këngë ka mbetur pezull, pasi siç edhe ndodh ndonjëherë, nuk është pajtuar gjithnjë me krijimet. Ndër emrat që rritën emrin e saj ndër vite si artiste, ndërsa shprehu falënderime, nuk la pa përmendur poashtu edhe atë të ish bashkëshortit, Erjon Zaloshnja, me të cilin ka patur një bashkëpunim të gjatë thelbësor. E pyetur nëse do të sjellë dicka të re këto kohë? Eneda tha se në shkurt pritet të sjellë një baladë pop, për të cilën nuk do të dëshironte të tregonte më shumë, pasi sidoqoftë është surprizë për fansat.