Interesante


Me trupin e stërvitur, por e ka të vështirë të gjejë rrobat e përshtatshme

Postuar nga admin

14th January 2021



Një 31-vjeçare, e cila ndjek një regjim intensiv stërvitje, si dhe një dietë ushqimore, me synimin për të arritur titullin më të lartë si “bodybuilder”, e ka shumë të vështirë të gjejë rrobat e përshtatshme për format e saj trupore.

Brittany ‘Flex’ Watts, e cila jeton në Florida, u rendit vetëm në vendin e 13 në konkursin (IFBB) e vitit 2019.

“Për shkak të faktit se format e mia nuk janë tipike për një grua, të ndjek modën është e vështirë për mua, një sfidë. Stili im? Mund të thuash sportiv, herë-herë është edhe seksi, herë i vrullshëm”.

Më tej, Brittany tregon për Daily Mail se ajo stërvitet për një kohë të gjatë, kujdeset për dietën ushqimore, duke shmangur të gjithë karbohidratet. Ndërsa për shumë persona, izolimi nga pandemia ishte një periudhë e vështirë duke shtuar në peshë, e kundërta ka ndodhur me 31-vjeçaren, e cila shprehet se i ka shërbyer për ta perfeksionuar fizikun e saj.