Lajme


Liqeni i Ohrit rrezikon statusin e mbrojtjes nga UNESCO

Postuar nga admin

28th July 2021



Pas By pass-it të Gjirokastrës, i tërhiqet vëmendja Shqipërisë për Liqenin e Ohrit, ku Shqipëria vetëm dy vite më parë arriti ta anëtarësonte në UNESCO, Ndryshe nga Maqedonia e veriut që e gëzon statusin prej 40 vitesh.

Komiteti i “UNESCO”-s për Trashëgiminë Botërore, ne projekt rezolutën e sesionit të 44 që po zhvillohet në Kinë në faqen 78 pika 11 ka vendosur të regjistrojë Trashëgiminë Natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit( Shqipëri, Maqedoni e veriut) në listën e trashëgimisë Botërore në rrezik .

Ky është një sinjal për Shqipërinë që të rishikoi Planin e Menaxhimit të rajonit si dhe ndërtimet e planifikuara në këtë zonë deh parkun ujor në Drilon.

Pjesa e liqenit të Maqedonisë së veriut është u pranua në Listën e Trashëgimisë Botërore në vitin 1979, fillimisht si pasuri natyrore, dhe një vit më vonë si pasuri natyrore dhe kulturore. Edhe Maqedonisë së Veriut i është tërhequr vëmendja që të ketë kujdes me ndërtimet në këtë zonë si dhe mbrojtjen e mjedisit.

Liqeni i Ohrit është listuar si një ndër 3 liqenet më të vjetra në botë, ku kthjelltësia e ujit, harmonizimi i relievit malor me liqenin, vlerat e shumta arkeologjike kanë bërë që sipas specialistëve ai të klasifikohet si një pasuri natyrore dhe kulturore. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri.