Lajme


Librazhd-Prrenjas, aksi rrugor që çdo vit bllokohet nga rrëshqitje dherash.

Postuar nga Isida Muco

13th October 2020



Autoritetet Rrugor Shqiptar njofton se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në orët e fundit ka pasur rrëshqitje dherash në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në vendin e quajtur Ura e Bushtricës.

Kontraktorët kanë shkuar menjëherë në zonën ku ka pasur probleme dhe punuan për disa orë për pastrimin e karrexhatës.

Rrëshqitjet e dheut shkaktuan problematikë në qarkullim, por tashmë aksi është i hapur.