Lajme


Kushtet për të udhëtuar drejt Gjermanisë, çertifikatë vaksinimi ose test negativ

Postuar nga admin

7th September 2021



Aeroporti “Nënë Tereza” ka njoftuar se të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt Gjermanisë duhet të plotësojë një nga kushtet e mëposhtme, të cilat janë:

  • Pasaporta e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë kaluar të paktën dy javë ose provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
  • Formulari dixhital i PLF
  • Në rast se nuk jeni të pajisur me certifikatën e vaksinimit duhet të keni testin antigen ose PCR dhe duhet të bëni 10 ditë karantinë në adresën e shkruar në PLF.

Fëmijët nën moshën 12 vjeç përjashtohen nga detyrimi i testit molekular ose antigjen.