Lajme


Kompania “Coca Cola” ne Shqiperi donacion ne ndihme te sherbimit Infektiv!

Postuar nga Isida Muco

20th March 2020



Kompania “Coca Cola” ne Shqiperi dhuron ne emer te punonjesve te saj donacionin 6.000.000 leke, ne favor te sherbimit Infektiv ne QSUT!

CCBS, ndërrmarrja prodhuese e produkteve të markës “The Coca-Cola Company” në Shqipëri, ka vendosur për të dhuruar në emër të punonjësve të saj, një donacion në vlerën e 6.000.000 Lekësh në favor të Shërbimit Infektiv pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë

Në një moment të një emergjence kaq serioze që përfshin vendin tonë, ndërmarrja e Tiranës gjykon, sipas fjalëve të Presidentit të saj Luca Busi, “se ky dhurim është një gjest i nevojshëm më qellim për të ofruar një mbështjetje konkrete për të perballuar më mirë këtë emergjencë. Kjo iniciativë, si shumë të tjera, u bë e mundur, falë sjelljes së përgjegjshme të të gjithë njerëzve që punojnë në CCBS”.

CCBS është një ndërrmarrje e konsumit të gjerë të pijeve, lider në treg dhe përfaqëson një përsosmëri në sektorin e saj në Shqipëri, dhe sot ajo ndjen nevojën për të demonstruar në mënyrë të prekshme afërsinë e saj me një strukturë shumë prestigjioze të kujdesit shëndetësor, siç është Shërbimi Infektiv pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, e cila është e angazhuar në vijën e parë në luftën kundër pandemisë Coronavirus që ka goditur Shqipërinë.

Një gjest që nuk është dhe sigurisht nuk do të mbetet i izoluar. Kompanitë si CCBS janë të përbërë para së gjithash nga njerëzit, njerëz që kanë ditur të përgjigjen, të reagojnë dhe shpalosin solidaritet konkret, me sigurinë dhe vetbesim, që kur gjithçka të ketë kaluar, do të mund që të gjithë së bashku të rifillojme përsëri me energji edhe më të madhe dhe madje edhe më të vetëdijshëm për potencialin tyre.