play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Kirurgu që bëri transplantin e zemrës së derrit te njeriu: Sekreti ishte kokaina

today26/01/2022

Background
share close

Transplanti i zemrës së derrit të modifikuar gjenetikisht në një pacient 57- vjeçar në SHBA bëri xhiron e botës, dhe shënoi padyshim një arritje të madhe në fushën e kirurgjisë.

Por ndërkohë që gjithçka duket se ka shkuar me sukses, dalin detaje interesant e mbi procedurën  e përdorur. Muhammad Mohiuddin, drejtori i ekipit që për 8 orë rresht kreu operacionin e rrallë, ka zbuluar se një nga sekretet e këtij suksesi ka qenë një substancë që zakonisht shihet si një element vdekjeprurës për zemrën.

transplanti derrit 1280x720

Behet fjalë për kokainën, e cila është përdorur në një koktej ilaçesh të ideuar nga kompania suedeze XIVO se bashku me përbërës si kortizoli dhe adrenalina, duke mundësuar  kështu pranimin e organit të huaj nga organizmi i pacientit.

“Pa këtë solucion, ne kishim arreste kardiake brenda 48 orëve, ndërkohë që me koktejin me bazë kokaine zemra filloi të rrihte shumë mirë”, shtoi Mohiuddin.

Ende nuk dihet arsyeja pse kokaina ka këtë efekt në transplantin e një organi të tillë, për më shumë me origjinë shtazore, por mjekët s epa të operacioni do të shkonte drejt dështimit të plotë.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *