Lajme


Këtë vit Panairi i Librit do të zhvillohet online, shkak epidemia.

Postuar nga Isida Muco

15th October 2020



Pas njoftimit se Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë leje për mbajtjen e edicionit të 23-të të panairit të librit për shkak të gjendjes së epidemisë në vend, organizatorët kanë vendosur që ky panair të organizohet online.

“Gjatë ditëve të tij, botues, shkrimtarë, poetë, përkthyes, lexues  dhe njerëz të kulturës do të takohen për diskutime librash, prezantime titujsh të rinj, por edhe tryeza debatesh, në live stream, ose në mjedise fizike, duke respektuar të gjitha kushtet e sigurisë, thuhet në njoftimin e shoqatës së botuesve të Shqipërisë.