Lajme


Jo më teori, aksion sistematik në luftën ndaj dhunës në familje.

Postuar nga Isida Muco

4th March 2020



Zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko ritheksoi edhe njëherë se dhuna në familje është një prioritet absolut i Ministrisë së Brendshme. Duke folur gjatë një prononcimi për mediat, numri 2 i Ministrisë së Brendshme zbuloi sot se do nisë një aksion sistematik në luftën ndaj këtij fenomene dhe se kjo fushatë nuk do të jetë më në teori.

Në këtë kontekst, zonja Kuko u shpreh se vlerësimi i riskut në çdo pëllëmbë të Republikës së Shqipërisë dhe monitorimi sistematik i çdo i rasti, do të jenë disa nga shtyllat kryesore ku sipas saj, do bazohet puna për të parandaluar rastet apo ripërsëritjet e rasteve të dhunës në familje. Madje, Kuko deklaroi se në zonat rurale ka një rritje të ndjeshmërisë dhe besimit në institucionet shtetërore, ndërsa nënvizoi se kryefjalë e të gjitha institucioneve të angazhuara në këtë drejtim do të jetë puna sistematike dhe monitorimi i çdo rasti në çdo njësi administrative, duke pasur dhe përshkallëzim të dënimeve për përgjegjësit që nuk ndjekin siç duhet rastin.