Lajme


Jeff Bezos nuk është astronaut, Autoriteti i Aviacionit Civil ndryshon rregullat

Postuar nga admin

23rd July 2021



Pavarësisht fluturimit në hapësirë, ​​themeluesi i Amazon Jeff Bezos nuk është i kualifikuar për të marrë statusin e një astronauti, pasi Autoriteti i Aviacionit Civil në SHBA ashpëroi rregullat.

Bezos dhe ekuipazhi i Blue Origin u ngritën nga baza e tyre në Van Horn, Texas , të martën, në 52 vjetorin e uljes në hënë.

Fluturimi zgjati vetëm 4 minuta. Por në mënyrë që të kualifikohen, ata duhet të japin një kontribut në fluturim dhe në sigurinë e fluturimit në hapësirë gjatë udhëtimit përtej kufirit prej 50 milje të përcaktuar ​​nga FAA.

Themeluesi i kompanisë Amazon, udhëtoi në hapësirë disa ditë pasi miliarderi Richard Branson i kompanisë Virgin Galactic bëri të njëjtën gjë më 11 korrik. Ai ishte fluturimi i parë me ekuipazh i kompanisë për eksplorimin e hapësirës Blue Origin.

Bezos udhëtoi me vëllain e tij, një 82-vjeçare që është pioniere e aviacionit dhe një 18-vjeçar që është tashmë personi në moshën më të re që ka fluturuar  në hapësirë.