Lajme


Ja sa vite do t’i duhen Europës për ta marrë veten nga pandemia!

Postuar nga admin

31st May 2021



Bazuar në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe perspektivën e saj vjetore ekonomike, shumë prej ekonomive të Europës pritet të marrin gati tre vjet për t’u rikuperuar në nivelet para-pandemike. Organizata thotë se rimëkëmbja ekonomike globale ka marrë shpejtësi pas periudhës katastrofike në prag të pandemisë Covid-19.                                                Kryeekonomisti i OECD, Laurence Boone tha se perspektivat ekonomike “janë përmirësuar ndjeshëm në muajt e fundit”. Kjo është për shkak të lehtësimeve dhe masave stimuluese në botën më të zhvilluar, tha raporti.

OECD renditi disa kërcënime për rimëkëmbjen, duke përfshirë mungesën e vaksinave në vendet e varfëra që kanë më pak burime për ndihmë.

“Për sa kohë që shumica dërrmuese e popullsisë globale nuk është vaksinuar”, thuhet në raport, “të gjithë ne mbetemi të prekshëm nga shfaqja e varianteve të reja”.

Ndërsa disa vende tashmë kanë arritur të tejkalojnë nivelet e tyre ekonomike para-pandemike, të tilla si Kina, vende si Britania e Madhe dhe shumë shtete europiane janë përballur me një reduktim në prodhim krahasuar me 2019-ën.