HiTech


iPhone 12/ Shtyhet prezantimi për në muajin tetor.

Postuar nga Isida Muco

31st July 2020



Kompania Apple ka konfirmuar se fundmi se prezantimi i iPhone-it të ri do të shtyhet të paktën deri në tetor për shkak të pengesave të shkaktuara nga pandemia në rrjetin global të furnizimit.

Ky lajm nënkupton se linja e re e produktit iPhone 12 do të humbasë shfaqjen e shtatorit, kur zakonisht gjigandi teknologjik prezanton risitë e fundit.

Vonesa e prezantimit të iPhone 12 u zyrtarizua gjatë mbledhjes për të ardhurat e Apple, gjatë së cilës kompania bëri me dije dhe të dhënat më të fundit pozitive.

Pavarësisht impaktit që pati pandemia e koronavirusit, shitjet e iPhone-ve u rritën me 2% krahasuar me vitin e kaluar, sukses të cilin Apple iu dedikon modelit iPhone SE 2020.