play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Technology

Inteligjenca Artificiale krijon spikeren e parë virtuale (VIDEO)

today11/04/2023

Background
share close

“Unë jam Fedha, prezantuesja e parë në Kuvajt që punon me inteligjencën artificiale në Kuwait News. Çfarë lloj lajmesh preferoni? Le të dëgjojmë mendimet tuaja”

Abdullah Boftain, zëvendës kryeredaktor për Kuvait News, tha se Fedha në të ardhmen, do të mund të adoptojë theksin kuvajtian dhe të prezantojë buletinet e lajmeve në llogarinë e sajtit në Twitter.

“Fedha është një emër popullor, i vjetër kuvajtian që i referohet argjendit, metalit. Ne gjithmonë i imagjinojmë robotët me ngjyrë argjendi dhe metalike, kështu që i kemi kombinuar të dyja”, tha Boftain.

Por ky nuk është vendi i parë që zbulon një prezantues lajmesh të krijuar nga inteligjenca artificiale. Në vitin 2018, agjencia shtetërore e lajmeve kineze zbuloi lexuesin e saj virtual të lajmeve me një kostum të mprehtë dhe një zë disi robotik.

Rritja e shpejtë e inteligjencës artificiale në nivel global pritet të sjellë përfitime si në kujdesin shëndetësor dhe eliminimin e detyrave të zakonshme, por edhe frikën mbi përhapjen e mundshme të dezinformatave.

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *