Lajme


Infektohet me Covid 19 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë

Postuar nga admin

20th November 2020



Është infektuar me sëmundjen Covid 19 edhe Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Mësohet se Veliu është karantinuar në shtëpi dhe për momentin rezulton të ketë simtoma të lehta të koronavirusit, duke marrë mjekimet përkatëse.

Ndërkohë, deri në shërimin e Veliut, në krye të Policisë së Shtetit është komanduar zv. Drejtori i Përgjithshëm, Albert Dervishi.