Interesante


Ilir Meta publikon foto me Monikën për Shën Valentin

Postuar nga Isida Muco

14th February 2020



Ka zgjedhur një fotografi të realizuar vitin e kaluar në Prevallë, për të uruar të gjithë shqiptarët për festën e të dashuruarve, Shën Valentinin.

Presidenti Ilir Meta nuk harron të uroj festën e të dashuruarve, me anë të një fotografie ku bashkë me të shoqen shihen të shtrirë në bar.

“Më shumë dashuri në zemrat e të gjithë shqiptarëve”, shkruan kreu i shtetit.

Ai President dhe ajo kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, duket se gjejnë kohë edhe për veten në këto ditë të shënuara.

Çifti janë prindër të tre fëmijëve, por pozicionet politike, nuk ju lënë shumë kohë për jetën private.