Lajme


Hysaj “sulmohet” nga ultrasit e Lazios, Duka i del në mbrojtje

Postuar nga admin

20th July 2021



Hysaj është një nga personat më të përfolur në Itali. E gjithë kjo për këngën Bella Ciao, të kënduar nga mbrojtësi në prezantimin te Lazio. Duke ditur se kjo këngë është një himn për Partizanët, tifozët me pikëpamje fashiste të Lazios e sulmuan Hysajn.

Madje i shkuan edhe në hotelin e grumbullimit, ndërsa sot kishin dalë me një pankartë ku e quanin “krimb”. Pasi Lazio i doli në mbrojtje, të njëjtën gjë e bën edhe Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit.

REAGIMI I DUKËS – I dashur Elsi, ti je dhe do të mbetesh jo vetëm një futbollist i mrekullueshëm, por edhe një personalitet i botës së futbollit. Fakti që ke kënduar një këngë, as e cenon e as i jep të drejtë askujt që të vërë në dyshim personalitetin tënd.

Jam koshient se vlerat e tua do të triumfojnë përballë dhunës verbale e ideologjike, që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin dhe vlerat e këtij sporti magjik. Vazhdo puno e stërvitu, jep më të mirën tënde, siç ke bërë gjithmonë. Ne të gjithë të duam e të mbështesim.