Lajme


Humb betejën me Covid-19, ndërron jetë profesori i Hematologjisë

Postuar nga Isida Muco

30th June 2020



Ka ndërruar jetë ditën e sotme, profesori i Hematologjisë, Arjan Pushi. Pushi, prej ditësh i shtruar në spital, nuk ia ka dalë dot të mposhtë koronavirusin.

 

Ditën e djeshme, mjeku Arjan Pushi u vu në intubim, (frymëmarrje të drejtuar), pasi gjendja e tij shëndetësore u rëndua për shkak të koronavirusit. Ndërsa sot nuk ka mundur ti bëjë ballë koronavirusit.

Ndërkaq, Pushi është personi i dytë që ndërron jetë nga stafi i ekipit mjekësor, pasi dje ndërroi jetë edhe punonjësi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Artur Ndreu.

Duket se situata është rënduar në Infektiv, ndërsa ka shkuar në 63 numri i viktimave.

MSH bën me dije se vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.