Lajme


“Gjyshja e hekurt”, 82-vjeçarja mposhti coronavirusin.

Postuar nga Isida Muco

4th March 2020



Pothuajse 82-vjeç, Amarnda Bottini Campolunghi arriti të mposhtë koronavirusin brenda një jave .

Mjekët e spitalit San Matteo në Pavia, ku gruaja ishte shtruar, i kanë vënë asaj pseudonimin “gjyshja e hekurt”.

Familjarët e të moshuarës thanë se ajo vuante edhe nga diabeti i tipit 2 dhe iu nënshtrua një reahbilitimi, ndërsa simptomat e koronavirusit iu shfaqën para 26 shkurtit.

Mjekët thanë se ajo u kurua me antiviralë dhe se për habinë e të gjithëve trupi i saj filloi të reagonte pozitivisht ndaj trajtimeve. Ata shtuan se ajo e mposhti sëmundjen në një kohë rekord dhe se tashmë është gati të dalë nga spitali e t’i bashkohet familjarëve të saj.