play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Gjykata e Apelit merr vendimin, Berisha mbetet pa vulë

today03/03/2023

Background
share close

Gjyqi për logon e PD, Gjykata e Apelit publikon datën kur do të merret  vendimi | JavaNews.al

Gjykata e Apelit Tiranë vendosi të dërgojë në rigjykim në Shkallë të Parë çështjen për drejtimin e Partisë Demokratike.

Gjykata pranoi kështu një prej pretendimeve të grupimit Alibeaj, që kishte kërkuar ose vendim për rrëzimin vendimit të Shkallës së Parë, ose rikthim për rigjykim. Ndërkohë, grupimi Berisha kishte kërkuar që të mos legjitimohej ankimi i bërë nga Enkelejd Alibeaj.

Gjyqi i operacionit antidrogë në Vlorë, merret vendimi për efektivët e  policisë - Bota Sot

Kjo lëvizje do thotë se Sali Berisha mbetet pa vulë në kohën kur kanë mbetur pak ditë për t’u regjistruar në KQZ për zgjedhjet lokale të 14 majit dhe kjo e drejtë tashmë i përket Enkelejd Alibeajt.

Endrit Sefa, avokati i palës së Alibeajt, tha se PD do të regjistrohet në KQZ. “PD ka organet legjitime të saj. Palët duhet të reflektojnë”, tha ai.

Ndërsa Oerd Bylykbashi tha se vendimi ishte marrë nën presionin e Edi Ramës. “Është vendim për përjashtimin e opozitës nga zgjedhjet, tha ai. Është një vendim i cili haptazi ka thyer çdo rregull që ka vendosur deri më sot legjislatori dhe jurisprudenca, duke pranuar ankimin e një grupimi që i ka shërbyer Edi Ramës që Shqipëria të mos ketë opozitës”, tha ai.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *