play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

High Tech Time

Gjiganti japonez i elektronikës me plan të ri pune, “pushim 3 ditë në javë”!

today12/01/2022

Background
share close

Shefi Ekzekutiv (CEO) i Panasonic, Yuki Kusumi, në një konferencë për shtyp online tha se do të jenë në gjendje të zbatojnë një plan për opsionin “pushim 3 ditë në javë”.

Gjigandi japonez i elektronikës, njoftoi se do të kalojnë në një sistem pune katërditor.

Duke theksuar se mbështesin rritjen e diversitetit në stilet e biznesit, Kusumi tha se mund t’u ofrojnë punonjësve të tyre mundësinë për të kryer punë shtesë, punë akademike dhe projekte vullnetare.

“Ne kemi punonjës me karaktere dhe aftësi të ndryshme. Si kompani, ne kemi përgjegjësinë për të vendosur një ekuilibër midis jetës dhe punës”, tha Kusumi.

Duke deklaruar se në kuadër të planit planifikojnë të inkurajojnë më shumë punëtorë që të punojnë nga shtëpia, Kusumi tha se do të zhvillohen negociata të nevojshme me sindikatat e punëtorëve brenda kompanisë, për të adresuar këto mundësi.

Në Japoni, qeveria u bëri thirrje kompanive kombëtare që t’u jepet mundësia të “punojnë 3 ditë në javë sipas dëshirës”, si pjesë e objektivave të reformës financiare kundër COVID-19.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *