play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Gjermania pritet të njohë patentat e Shqipërisë dhe Kosovës!

today07/01/2022

Background
share close

Një lajm i mirë që vjen për të gjithë emigrantët shqiptarë, Gjermania do të njohë patentat e tyre. Këshilli Federal po shqyrton aktualisht një rregullore për lejet e drejtimit të automjeteve në Gjermani, ku një ndër ta është edhe njohja e patentave shqiptare. Ministria Federale e Komunikimeve Digjitale dhe Transportit, i ka kërkuar Këshillit Federal në datën 29 dhjetor të vitit të shkuar, që të miratojë disa ndryshime në rregulloren për provimet e lejeve të drejtimit të automjeteve, ndër to edhe për konvertimin pa provime shpresë të lejeve të drejtimit nga Shqipëria dhe Kosova.

Sipas draftit qeveria gjermane propozon njohjen e patentave nga Shqipëria pa provime në teori dhe praktike për pothuajse të gjitha kategoritë: A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Vetëm për patentat nga Shqipëria që i përkasin kategorisë AM për konvertimin do të kërkohet një provim praktik. Për lejet e drejtimit nga Kosova është parashikuar konvertimi pa provime shtesë në këto kategori: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.

Ndryshimet priten të lehtësojnë jetën e mijëra emigrantëve që kanë ardhur nga Shqipëria dhe Kosova në Gjermani. Sipas rregullave të deritanishme për emigrantët rezidentë në Gjermani vlefshmëria e patentës skadonte pas gjashtë muajsh qëndrimi. Konvertimi kushtonte deri në 1000 Euro. Një kërkesë e bërë dy vjet më parë nga ambasadat e Kosovës dhe të Shqipërisë në Berlin që provimet e lejeve të drejtimit të automjeteve të bëheshin, së paku përkohësisht, në gjuhën shqipe u refuzua në dhjetor të vitit të kaluar.

Projekt-rregullorja pritet të shqyrtohet më 26 janar në seancën e rregullt të Komisionit për Komunikime Digjitale dhe Transporte. Nëse nuk ka propozime për ndryshime, rregullorja mund të miratohet që më 11 shkurt, në seancën plenare të Këshillit Federal. Ndryshimet e propozuara kanë mbi bazë projekt-marrëveshje dypalëshe të Gjermanisë me Shqipërinë, përkatësisht me Kosovën, që pritet të ratifikohen menjëherë pas miratimit nga Këshilli Federal.

Çështja e njohjes së patentave për emigrantët residentë në Gjermani kishte shkuar deri në tryezën e ish-kancelares Angela Merkel. Thuajse në çdo të takim me krerët e vendeve përkatëse flitej për patentat. Diplomatët në Berlin thonë se ishte pikërisht angazhimi personal ish-kancelares që e përshpejtoi procesin.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *