play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Gjen prindërit që e lindën, adoleshenti vret veten

today26/01/2022

Background
share close

Filloi si një histori e zakonshme e epokës moderne të Kinës që u postua gjerësisht në mediat sociale. Liu Xuezhou, i cili ishte birësuar kur ishte foshnje gjeti prindërit e tij të lindjes pasi postoi një video në rrjetet sociale. Policia arriti të gjente prindërit e tij për një periudhë shumë të shkurtër dhe kështu ata u takuan.

Në Douyin, versioni kinez i TikTok, Liu postoi foto të takimit me prindërit e tij. Por brenda disa javësh, historia e një kthimi të lumtur në shtëpi u shndërrua në një tragjedi. Prindërit, të dy tani të rimartuar me njerëz të tjerë, patën debate me Liu pasi ai deklaroi se ishte shitur dhe jo adoptuar.

Chinese teenager's suicide puts cyberbullying and unethical journalism in spotlight – SupChina

Liu kërkoi mbështetje financiare. Nëna e tij e lindjes e bllokoi atë në aplikacionin e mesazheve WeChat. Ndërsa debati vazhdoi në mediat sociale, me komentuesit që e quajtën  Liu egoist. Para agimit të së hënës, Liu vdiq nga një mbidozë e anti-depresivëve, sipas mediave lokale.

Në një letër të gjatë mbi 7,000 fjalë, të postuar në orën 1:02 të mëngjesit të së hënës, ai iu përgjigj sulmeve në internet dhe tregoi përvojat e tij të fëmijërisë, ngacmimeve dhe depresionit.

“Faleminderit të gjithë atyre që u kujdesën për mua dhe më vjen keq që ju zhgënjeva ka shkruar ai. “Do të doja të kishte më pak njerëz keqdashës në këtë botë.”

Lajmi për vdekjen e tij shkaktoi shumë dhimbje  por kjo rriti kërkimet mbarëkombëtare për bullizmin, shëndetin mendor dhe fëmijët që ishin braktisur. Deri të martën mbrëma, një hashtag me emrin e tij është u shpërnda mbi 2.4 miliardë herë në mikroblogun Weibo, raporton abcnews.al

Rasti “pasqyronte realitetin për shtresat e ulëta”, shkroi Slave Society, një blog në WeChat. “Filloi nga trafikimi i fëmijëve, tek humbja e kujdestarëve të tij, nga bullizmi në shkollë, ngacmimet e shumta deri tek vetëvrasja. Ai pasqyron sesi shoqëria e trajtoi këtë fëmijë mbi 15 vite, duke theksuar zbraztësitë në strukturat e mbështetjes ligjore dhe sociale.”

Shqyrtimi i gjerë i mënyrës sesi u trajtua rasti i Liu nga autoritetet dhe gjigantët e mediave sociale vjen në një kohë kur pandemia, rënia ekonomike dhe një fushatë qeveritare për të promovuar “prosperitetin e përbashkët” kanë tërhequr vëmendjen ndaj situatës së vështirë që po përjetojnë të varfrit në zonat rurale të Kinës.

Edhe pse zyrtarët thanë se nuk kishte më varfëri, miliona njerëz kalojnë muajin me 1000 juanë( 155 dollarë). Disa nga detajet e lindjes dhe birësimit të Liu, duke përfshirë moshën e tij të saktë, lënë vend për disktutim. (Babai i tij i lindjes thotë se është 15 vjeç, por karta e tij zyrtare e identitetit e tregon  se ai është 17.) Dhe llogaria që Liu dha në postimet e tij në rrjetet sociale, si dhe intervistat e mediave kineze me prindërit dhe kujdestarët, tregon një jetë të fatkeqësisë dikensiane, raporton abcnews.al

Sipas rrëfimit të Liu, siç iu transmetua nga familja e tij birësuese, ai lindi diku mes 2004 dhe 2006 në fshatin e provincës veriore Hebei. Ata nuk ishin të martuar  dhe për këtë arsye vendosën që të shisnin fëmijën. Në atë kohë, zbatimi i rreptë i politikës së Kinës për një fëmijë, i kombinuar me preferencën e shumë familjeve për fëmijët meshkuj, përkeqësoi tregtinë e paligjshme të djemve të porsalindur.

Familja birësuese e Liu tha për Paper, një dyqan me bazë në Shangai, se ata paguan rreth 4200 dollarë për fëmijën. Në vitin 2009, Liu mbeti jetim pasi prindërit e tij birësues vdiqën në një shpërthim. Familja e tyre mori kujdestarinë.  Në shënimin e tij të vetëvrasjes, Liu tha se ishte bullizuar në shkollë.

Liu po studionte për tu bërë një mësues në qytetin verior të Shijiazhuang kur filloi të kërkonte për prindërit e tij. Pas videos së tij të parë, policia e inkurajoi atë të përdorte një bazë të dhënash të ADN-së të krijuar nga autoritetet si pjesë e një fushate për të frenuar trafikimin e fëmijëve dhe për të ribashkuar familjet me fëmijët që u rrëmbyen, birësuan ose humbën kontaktin me prindërit e tyre të lindur.

Por ndryshe nga takimet e përlotur të rasteve të tjera, prindërit e lindjes së Liut  e shihnin ribashkimin më shumë si një detyrë të shoqërisë. Menjëherë pas kësaj, Liu i akuzoi të dy se e shitën për të paguar çmimin e nuses që babai i tij i detyrohej familjes së nënës së tij – një kërkesë e zakonshme për dasma në shumë zona rurale të Kinës, raporton abcnews.al

Ai gjithashtu kërkoi mbështetje financiare për ta ndihmuar të gjente një vend për të jetuar. Në një intervistë me Beijing News, nëna e tij e lindjes, e identifikuar vetëm me mbiemrin e saj, Zhang, tha se kishte ndërprerë kontaktet me Liu sepse donte të kishte një jetë të qetë.

Në një artikull, Zhang tha se ishte  kërcënuar pasi Liu publikoi regjistrimet audio të një prej telefonatave të tyre. Përplasjet mes Liu dhe prindërve të tij ndanë përgjysmë opinionin në mediat sociale kineze. Ndërsa disa argumentuan se Liu meritonte mbështetjen nga prindërit e tij, të tjerë e akuzuan se ai po e përdorte situatën në avantazhin e tij.

Sipas Liu Haiming, një studiues në Universitetin Chongqing, tha se ngacmimi kibernetik dhe dështimet e platformave të mediave sociale për ta kontrolluar atë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në vetëvrasjen e Liu. Një nga gjërat e fundit që Liu postoi në mediat sociale disa ditë  para vetëvrasjes së tij ishin fotot e tij në plazhet e Sanyas, me shokët e tij.

Në shumë prej postimeve të tij, ai kishte shkruar: “rilindje”.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *