HiTech


Formula 1/ Red Bull sfidon Mercedes, prezanton makinën e përmirësuar

Postuar nga admin

23rd February 2021



Plani B për të sfiduar Mercedes dhe për të provuar të shkurorëzojnë Lewis Hamilton. Red Bull ka zgjedhur që për Botërorin 2021 të Formula 1 të mbështetet te makina e përmirësuar e asaj që u pozicionua në vendin e dytë të klasifikimit për konstruktorë gjatë edicionit të kaluar.

Njëvendëshja RB16B pritet të jetë mjaft konkurruese për MaxVerstappen, i cili u rendit i treti në klasifikimin për pilotë. Holandezi 23-vjeçar, fitues i garës së fundit të zhvilluar gjatë dhjetorit të kaluar, do të ketë si shok skuadre meksikanin Sergio Perez.

Makina e re e Red Bull, një evolucion i njëvendëshes së sezonit 2020, nuk paraqet risi të mëdha, njësoj si ka ndodhur me ato që janë prezantuar deri më tani dhe si pritet të ndodhë edhe me dy prej emrave të tjerë më të rëndësishëm të cirkusit, Ferrari dhe Mercedes.

Makina e skuadrës austriake, do të prekë menjëherë pistën në Silverstone, për ditën zyrtare të xhirimeve. Sekretet që do të karanterizojnë Red Bull-in e ri do të zbulohen gjatë tre ditëve të provave, të parashikuara të zhvillohen në Bahrein nga data 12 deri më 14 mars.