Interesante


Efektet e jashtëzakonshme të akullit për fytyrën që do t’ju habisin

Postuar nga admin

4th May 2021



Poret e hapura janë një ndër problemet më të mëdha të lëkurës. Kjo ndodh tek ata që kanë një lëkurë të yndyrshme, të cilat krijohen për shkak të sekrecioneve të tepërta të vajit. Madhësia e poreve mund të ndryshojë nga personi në person në varësi të moshës dhe gjenetikës së tyre. Por çfarë duhet të bëni për t’i shmangur?

Poret e bllokuara çojnë në grumbullimin e papastërtive, qelizave të vdekura të lëkurës, duke i bërë kështu poret më të dukshme. Ka shumë produkte por përdorimi i tyre i shpeshtë mund të ketë efekte anësore. Një mënyra natyrale për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi janë dhe kubikët e akullit.

Meqenëse kubat e akullit janë plotësisht natyrale, përdorimi i tyre mund të largojnë vajin dhe papastërtinë e tepërt nga fytyra shpejt dhe me lehtësi. Ata që kanë një lëkurë të ndjeshme nuk duhet të përdorin asnjëherë pastrues kimikë, por akulli është një zgjidhje ideale.

Si t’i përdorni kubikët e akullit? Duhet thjesht të fërkoni fytyrën me kubat e akullit për një ose dy minuta. Përveç heqjes së papastërtive dhe vajit nga poret, kjo gjithashtu mund ta bëjë lëkurën të duket më e butë. Rekomandohet t’i mbështillini kubikët me një copë pasi janë më efektive dhe të përshtatshme për lëkurën.